Tronditet Durrësi, djali plagos me armë zjarri babanë

412
Sigal

Gazeta Telegraf/Një
51-vjeçar është plagosur nga djali i tij me armë zjarri pasditen e sotme në
Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një banesë,
në lagjen Nr.16,  Durrës, ku i plagosur në këmbë ka mbetur shtetasi N.M.51
vjeç. Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.Me të
marrë njoftim, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, e cila në sajë të
veprimeve hetimore të menjëhershme ka bëre të mundur identifikimin e autorit.
Plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta që i dëmtuari
ka pasur me djalin e tij  shtetasin M.M. 25 vjeç.Ky i fundit në debat e
sipër ka qëlluar me armë zjarri, në këmbë babanë e  tij me një pistoletë
të kalibrit të vogël. Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm më
fushën e veprave penale kundër narkotikëve. Policia po punon për kapjen e
autorit, konkretisht shtetasin M.M.