Kuvend: Ligji për SPAK miratohet, pas konsensusit opozita braktis seancën

442
Gazeta Telegraf/ Parlamenti ka miratuar ligjin për SPAK-un edhe me votat e maxhorancës. 122 deputetë, kanë votuar ‘pro’ projektligjit që arriti konsensusin edhe në Komisionin e Reformës. Menjëherë pas miratimit të SPAK, opozita ka lënë seancën plenare, ndërkohë që ka vijuar votimi i ligjeve të tjera.
Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ka marre 86 vota pro, 1 abstenim.
Sigal