Transportonte 300 kg marijuanë, bllokohet një gomone

430
Operacioni i përbashkët i Policisë Kufitare Shqiptare dhe Nuklit Detar të Guardia di Finanza ka bllokuar dhe sekuestruar një gomone 5 metra e gjatë që transportonte rreth 300 kg marijuanë. Nga ky operacion janë arrestuar dy shtetas shqiptarë. Në orët e para të mëngjesit të datës 28 gusht 2016, Salla Operative e grupit Aereo Naval të Taranto ka komunikuar që ka marrë njoftim nga Patrulla e Përbashkët GdF dhe Delta, që një mjet po lëviz drejt brigjeve italiane.
Helikopteri i GdF në orën 06:10, ka diktuar një gomone rreth 5 metra me dy persona në bord në një distancë 24 milje nga grykderdhja e lumit Vjosa dhe ka konstatuar disa pako në të. Gomonia vinte nga brigjet shqiptare me shpejtësi 20 milje në orë.
Mjeti lundrues i Guardia di Finanza BSO110 i Qendrës së GdF Vlorë, në bordin e të cilit ndodhej edhe efektiv i Delta Forcë Radhimë Vlorë, si dhe një mjet lundrues i shpejtë i Repartit GdF të Puglia po mbështesnin veprimet e përbashkëta. Rreth orës 11:00 gomonia, e cila po ndiqej u bllokua dhe u ndalua nga pjesëmarrësit në këtë operacion, në një distancë 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa.
Bëhet fjalë për një gomone rreth 5 metra e gjatë me dy persona me dy persona me shtetësi shqiptare
Në këtë gomone u gjetën 12 pako të dimensioneve të ndryshme me rreth 300 kg mariuana (Canabis Sativa). Gomonia u shoqërua për në portin e Brindisi-t. Gjatë këtij shërbimi, mjeti lundrues BSO110 me punonjësin e Policisë Shqiptare në bord, bëri kontrollin edhe të një motopeshkarexhë, e cila lundrontedisa milje në distancë nga objektivi, ku rezultoi që në bordin e peshkarexhës nuk u gjendën materiale të dyshimta.
Emrat e dy personave të ndaluar:
1. B. K, 46 vjeç, lindur në Qerret, Kavajë.
2. T. V, 36 vjeç, lindur në Qerret, Kavajë.
Sigal