VIDEO/ Ja momenti kur arrestohet i shumëkërkuari në Tiranë (Emri)

606
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim e shitje e narkotikeve dhe armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Gazmend Biraci ishte dënuar me 9 vite burg, ndërsa ai u arrestua nga komisariati nr.1.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake”
Më datë 23.01.2018, në fshatin Kllojkë, në bazë të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumëkërkuar :
•Gazmend Biraci, 43 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 12.10.2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpuntor për veprat penale “Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake”, ku gjate operacionit të bërë ne fshatin “Kllojkë” u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, dhe 6 armë zjarri.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14.12.2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për veprat penale ‘Prodhim e shitje e narkotikeve’ dhe ‘Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake’ parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Penal.
Sigal