Fushë Krujë, plagoset me armë zjarri 18-vjeçari

483
Një 18-vjeçar është plagosur pasi u qëllua me armë nga një tjetër i ri 22 vjeç, në qytetin e Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 28 gushtit, ku Erald Nika pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin M. K 18 vjeç, banues në fshatin Kameras. Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori ka rënë në pranga. Policia në vendin e ngjarjes gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale armën e krimit tip pistoletë me mulli pa numër dhe dy gëzhoja, të kalibrit 7.62mm, mod.54. Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje”e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal