Sigal

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Korçë dhe në Pogradec, ndërsa sipas policisë janë vetëvrarë.

Dje në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja” është gjetur i vetëvarur në një pemë V.F, 35 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Ndërsa rreth orës 06:25  të ditës së sotme përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, në periferi të Korçës, është gjetur i vetëvarur po në një pemë, I.M. 24 vjeç, banues në Korçë. Nuk dihen shkaqet që kanë dërguar dy te rinjtë në Pogradec dhe në Korçë drejt vetëvrasjes.

Ndërkohë që pasditen e djeshme, pasi një debati me prindërit se lëvizi makinën pa leje, një 13-vjeçar i dha fund jetës me një armë zjarri pistoletë “TT”, në fshatin Fitore të Njësisë Administrative Novoselë të Vlorës.