Tragjike në Korçë, 19-vjeçarja vetëhelmohet me fostoksinë, ndërron jetë në spital

615
Një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Korçë. Sipas të dhënave zyrtare, policia është njoftuar, rreth orës 04:45, se në Spitalin e Korçës, ka shkuar e shoqëruar nga familjarët shtetasja E.H., rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fostoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë.
Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Sigal