Tjetër sasi rekord droge në Itali/ Kapen 1.3 ton marijuanë, pranga 18-vjeçarit shqiptar

338
Sekuestrohen 1.3 ton marijuanë në Itali, ndërsa në pranga ka rënë një 18-vjeçar shqiptar. Aksioni policor u zhvillua dje gjatë natës në kuadër të kontrolleve rutinë për zbulimin e trafikimit të drogës në këtë zonë të Romës.
I dyshuari për trafikun e drogës, që ishte pikërisht shqiptari, ishte vënë në ndjekje nga polica, ndërsa u pa se hyri në një vilë në rrugën ‘Cassibile’, në zonën e Torre Jacova. Gjatë kontrollit të kryer në banesën ku flinte 18-vjeçari u zbuluan 75 pako të mëdha me drogë, ndërsa peshonin në total 1350 kg, që ishin gati për të dalë në shitje.
‘Casilina news’ shkruan se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për trafik droge, ndërsa ndodhet në burgun Regina Coeli
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe një 22-vjeçar nga Roma, i cili ishte duke shpërndarë hashash tek klientët e tij. Shpërndarësit të drogës iu gjetën 20 gr bar (hashash), 115 euro, që i kishte siguruar nga aktiviteti i drogës. Tashmë policia po heton rreth aktivitetit kriminal.
Sigal