Tjetër aksident në Shqipëri, tre të plagosur, mes tyre një i mitur

436
Sigal

Gjatë ditës së sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qafë – Thanë-Librazhd, ku një mjet tip “Nissan” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit  identifikuar si L.R., 41 vjeç dhe dy pasagjerët (bashkëshortja dhe djali)  F.R., 41 vjeçe dhe  O.R., 7 vjeç, të gjithë banues në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Prrenjasit ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qafëthanë-Librazhd, mjeti tip “Nissan” me targa HMB 2789, me drejtues shtetasin L.R., 41 vjeç, banuese në lagjen “5 Maji” Elbasan, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët( bashkëshortja dhe djali) shtetasit F.R., 41 vjeçe dhe fëmija O.R., 7 vjeç banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan.

Të dëmtuarit u transportuapër ndihmë mjekësore në spitalin e Prrenjasit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.