Tiranë, tjetër alarm për bombë …dhe sërish rezulton i rremë!

496
Sigal
TIRANE – Përreth një orë kryeqyteti qëndroi nën ankthin e një tjetër alarmi për bombë, një fenomen ky i kthyer në shqetësim tashmë duke iu referuar rasteve të përsëritura së fundi. Dhe ashtu sikurse në alarmet e mëparshme, gjithçka rezultoi false.
Një pako e dyshimtë kartoni me një telefon celular mbi të ishte vendosur në trotuar pranë shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari” në zonën e Kombinatit. Pas verifikimit me fotografim termik forcat rezultoi se alarmi ishte i rremë pasi brenda pakos nuk ndodhej asnjë lëndë e dyshimtë që mund të shërbente për shpërthimin. Në këto kushte forcat antieksploziv nuk e patën të nevojshme kryerjen e shpërthimit të kontrolluar.
Uniformat blu u sinjalizuan nga qytetarët për rrezikun e një shpërthimi të mundshëm me bombë përmes një telefonate të mbërritur në sallën operative të policisë. Vlen të theksohet fakti, se edhe në rastet e tjera të alarmeve për bombë, sinjali i parë është dhënë nga qytetarë të cilët kanë telefonuar numrin 129.