Tiranë, shpërthim tritoli në një lokal

348
Një shpërthtim tritoli ka ndodhur në Tiranë pas mesnate në rrugën Myslym Keta. Policia thotë se tritoli ishte vendosur në një lokal, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.03.2016, rreth orës 03:15 në rrugën “Myslym Keta”, në lokalin e shtetasit A. A., të cilin e ka marrë me qera shtetasi J. S., ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të dëmtuar në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet për lëndë eksplozive.
Shërbimet policore dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet hetimore.