Itali, leja për të qëlluar me armë hajdutët gati për t’u firmosur

514
Sigal

Qeveria e re italiane mund të rikthejë për shqyrtim një tematikë të vjetër, që lidhet me ndryshimin e Kodit Penal në rastet e vetëmbrojtjes nga hajdutët e banesave.

“La Stampa” shkruan se qeveria e re po diskuton për nenin 52 me qëllim që kundërpërgjigja me armë ndaj hajdutëve, edhe në rastet kur këta të fundit të jenë të paarmatosur, të konsiderohet mbrojtje e ligjshme.

Me herët, kur është diskutuar kjo nismë kanë qenë të shumtë ata që e kanë cilësuar këtë si një “licencë për të vrarë”. Edhe me parashikimet e tanishme ligjore, rezulton se në 90 % të rasteve, ata që kanë qëlluar mbi hajdutët, janë shpallur të pafajshëm