Thyhet me mjete të forta e grabitet bankomati në Vorë

403
Sigal

Një bankomat është grabitur në orët e para të mëngjesit në Vorë. Raportohet se persona të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta duke e shkatërruar plotësisht dhe më pas kanë grabitur paratë që ndodheshin në një bankomat.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Policia dyshon se grabitja është kryer nga i njëjti grup që tentoi të grabiste një bankomat në Kamëz pak ditë më parë.