Theu urdhrin e Gjykatës dhe u largua nga Milano, 46-vjeçari kapet në Vlorë (Emri)

470
Një 46-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme, pasi rezultonte person në kërkim. Grigor Lamaj kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” të caktuar nga Gjykata e Milanos, duke u larguar nga vend qëndrimi që i ishte vendosur nga autoritet italiane.
Mësohet se 46-vjeçari Lamaj ishte dënuar nga Gjykata e Milanos me 8 vjet e 1 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni”, të parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal italian.
Sipas policisë së Vlorës, arrestimi i tij u bë më datë 04.02.2018, rreth orës 23:30, në lagjen “Pavarsia”, në vendin e quajtur “Aulona” në qytetin e Vlorës.
Uniformat blu sqarojnë se ndalim i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Sakaq, materialet në ngarkim të 46-vjeçarit Grigor Lamaj iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Sigal