Theren me thikë 2 vëllezërit shqiptarë në Itali

528
Dy vëllezër shqiptarë, D.H., 21 vjeç dhe A.H., 24 vjeç janë plagosur me thikë rreth mesnatës në daljen e një pikë lojërash fati në Montecatini (komunë në Pistoia, Toscana), raportojnë mediat italiane.
Më i madhi prej dy vëllezërve, sipas raportimeve të fundit të medieve lokale, është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Pistoia-s, ku i është nënshtruar me urgjencë një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërsa shqiptari tjetër, është transportuar në spitalin e Pescia-s, ku i është nënshtruar edhe ai një ndërhyrje kirurgjike, megjithatë raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy vëllezërit, bashkë me një tjetër shqiptar ishin duke luajtur në një sallë lojërash fati elektronike, ku për arsye që mbeten ende për tu zbardhur, nisën të replikonin përmes telefonit me një tjetër person që nuk ishte prezent aty.
Megjithatë, ky i fundit shkon pranë vendit ku ishin 3 shqiptarët. Vëllai më i madh del nga pika e lojërave të fatit dhe shkon për tu sqaruar me personin që më herët debatonte në celular. Ky i fundit e godet me thikë në bark dhe kofshë. Më pas, agresori godet me thikë edhe 21-vjeçarin, i cili shkoi në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë vëllait më të madh. Autori i plagosjes së dyfishtë më pas ia mbathi edhe është ende në kërkim nga karabinierët.
Sigal