Tepelenë, maskat rrahin e grabisin 2 vëllezër të moshuar

454
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrëz e Madhe në Tepelenë, ku maskat kanë grabitur dhe më pas kanë dhunuar dy vëllezër të moshuar, të cilët jetonin në të njëjtën banesë. Sipas policisë bëhet e ditur se dy vëllezërit e moshuar, kanë rënë pre e dhunës dhe e grabitjes për herë të dytë. Dy të moshuarit e dhunuar Sali dhe Hydajet Hoxha, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe sipas mjekëve jeta e tyre është në rrezik për shkak të frakturave të shumta që kanë pësuar në trup. Nga dëshmitarët mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë përfituar nga errësira për t’u larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka nisur kërkimet për identifikimin e autorëve të grabitjes së dy vëllezërve, të cilët u sulmuan edhe natën e 24 korrikut në orën 03:00 të mëngjesit në banesën e tyre. Nga grabitja e parë, u arrestuan tre persona, por vetëm njëri prej tyre po vuan dënimin. Ngjarja e shënuar në këtë zonë ka irrituar së tepërmi banorët e zonës, të cilët ndihen të rrezikuar, sepse maskat mund të sulmojnë cilindo prej tyre, në rast se policia do të tregohet kaq inegzistente.