Tenton të fusë celularë në burgun e Shënkollit, vëllait të saj, arrestohet 37 vjeçarja

520
Më datë 12.08.2016, nga Seksioni për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasja Brunilda Kacubela , 37 vjeçe, banuese në Shkodër pasi u kap në flagrancë duke tentuar t’i fusë të vëllait në burgun e Shënkollit , tre telefona dhe 2 karta SIM. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “ Dhënie ndihme një të burgosuri për largim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.
Sigal