Tentohet t’i vihet zjarri makinës së një femre, i hidhet shishe me benzinë

Makinës së një femre në Lezhë është tentuar t’i vihet zjarri në mes të natës. Makinës Volkswagen me targa AA 096 OS në pronësi të L.P. i janë thyer xhamat në mesnatë, në parking në lagjen Besëlidhja dhe i është hedhur brenda, një shishe me lëndë djegëse. 
Policia e Lezhës tha se nga zjarri i shkaktuar janë djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria dhe se autorët ende nuk janë identifikuar. 
“Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.”
Sigal