Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

135
Sigal

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacioneve parparake, një plumb ka thyer xhamin e një dritareje në një banesë në lagjen “Skanderbeg”, por nuk raportohet për të lënduar.

Nga hetimet e para dyshohet se në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit , që ndodhet përballë me banesën, është shtënë me armë zjarri. Si pasojë plumbi ka goditur xhamin e dritares duke e thyer.

Në banesë ndodheshin banorë. Nga të dhënat paraprake dyshohet të jetë plumb pistolete. Po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhen në vendin e ngjarjes.