Të shtëna me armë zjarri në Orikum, plagoset 23-vjeçari

512
Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në hyrje të Orikumit. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti rreth orës 17:20, teksa i plagosur ka mbetur D.Brahimi, 23 vjeç. Sipas policisë, i riu ishte në rrugë kur është qëlluar nga dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi. 23-vjecari është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 12.12.2017, rreth orës 17:20, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se :
Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.
Shtetasi D.B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal