Të arrestuarit në Korçë, mënyrë strikte për shitjen e lëndës narkotike

478
Prokuroria e Korçës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 5 shtetas, të arrestuar në fundjavë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Korçës kërkon masën e sigurimit për shtetasit:
Bledjon Liçe, dtl. 1986
Sajmir Liçe, dtl. 1991, 
Gentian Koçoli, dtl. 1983
Elton Koçoli, dtl. 1979
Marius Koçoli, dtl. 1989
Nga hetimi paraprak i deritanishëm rezulton se në vendin e quajtur ish-konvikti në qytetin e Korçës, të ndodhur në lagjen nr.4 të këtij qyteti një grup shtetasish te cilët jetojnë ne këtë ndërtesë ne bashkëpunim me njeri-tjetrin shisnin lende narkotike te llojeve te ndryshme. 
Mënyra e shitjes se lendeve narkotike nga ana e këtyre shtetasve ishte e organizuar duke e mbajtur lenden narkotike ne banesat e tyre ose ne apartamente të pabanuara. Disa persona qëndronin poshtë godinës duke kontrolluar çdo person qe futej ne këtë godine dhe ne zonën përreth. Nëse një person kërkonte te blinte lende narkotike paguante paraprakisht leket për sasinë e lendes narkotike te cilën e merrte/konsumonte menjëherë ne prani te këtyre personave dhe brenda godinës dhe nuk e merrte me vete jashtë godinës. Këtë gjë duhet ta bënte në çdo rast që duhet të blinte lëndë narkotike nga këta shtetas. 
Ne kuadër te këtij procedimi pena, me kërkesë te organit te prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka autorizuar kryerjen e kontrollit te apartamenteve te shtetasve Bledjon Liçe, Sajmir Liçe, Gentjan Koçoli dhe Elton Koçoli, si dhe të banesave të tjera që përdoreshin nga këta shtetas.
Në zbatim të këtij vendimi gjyqësor nga ana e oficerëve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, në datë 24.07.2015 rreth ores 12:00 eshte shkuar per kontroll në të njejten kohe nga dy grupe te ndryshme punonjësish policie, ne te dy hyrjet e godines së ish-konviktit.
Konkretisht është shkuar në banesen ku banon shtetasi Gjergji Liçe së bashku me djalin e tij Bledjon Liçe të ndodhur në katin e peste te kesaj godine. Në momentin e kontrollit se kesaj banese ka qene prezent nena e shtetasit Gjergji Lice, shtetasja Ganime Liçi dhe shtetasia Greta Liçi.
Nga kontrolli i kesaj banese jane gjetur 3(tre) tre vazo qelqi brenda se cilave kishte bime te dyshuar narkotike kannabis sattiva si dhe dy qese plasmasi brenda se cilave kishte nje sasi materiali pluhur e dyshuar si lende narkotike heroine, nje peshore e vogel elektronike si dhe nje qese tjeter brenda se ciles kishte qese te vogla plasmasi farmaceutike.
Nga grupi tjeter eshte shkuar per kontroll ne hyrjen tjeter te kesaj godine, dhe konkretisht eshte ushtruar kontroll ne nje dhome e pa banuar per momentin e cila perdorej si magazine ne katin e peste qe ishte ne perdorim nga familja Koçoli. Në këtë ambjent nga kontrolli jane gjetur nje qese plasmasi brenda se ciles kishte nje material ne gjendje te ngurte e dyshuar si lende narkotike heroine, tre fragmente copa qesesh te mbeshtjella me njera tjetren brenda se cilave kishte nje sasi lende ne gjendje te ngurte me ngjyre te bardhe e dyshuar si lende narkotike kokaine si dhe nje peshore e vogel elektronike.
Ne te dy keto ambjente eshte bere kqyrja e vendit te ngjarjes e pasqyruar me procesverbale perkatese dhe te gjitha sendet e mesiperme jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale.
Eshte pyetur si person ndaj te cilit zhvillohen hetime shtetasi Sajmir Lice ne prani dhe te mbrojtesit te zgjedhur nga ana e tij, i cili deklaron se sasia e lendes narkotike e gjetur ne banesen e babit te tij eshte e tija dhe se pjesëtaret e tjere te familjes nuk kane dijeni ne lidhje me kete, dhe nuk ka pranuar te japi shpegime te tjera. 
Eshte pyetur si person ndaj te cilit zhvillohen hetime shtetasi Marjus Kocoli ne prani dhe te mbrojtesit te zgjedhur nga ana e tij, i cili deklaron se sasia e lendes narkotike gjetur ne banese eshte e tija, te cilen e mbante ne banesen ku jetonte ne katin e peste dhe e kishte per ta shitur te perona te ndryshem perdorues te lendeve narkotike, kundrejt shumes 3-4 mije lek te vjeter, ka nderprere seancen e pyetjes per te dhene shpjegime me te detajuara ne nje seance tjeter pyetjesh.
Në bazë të procesverbalit të peshimit të provës materiale ka rezultuar se në banesën e shtetasit Marjus Koçoli është gjetur lëndë narkotike me peshe te pergjitheshme 63.4 gram lende narkotike e dyshuar heroine dhe 10.6 gram lende narkotike e dyshuar kokaine.
Në bazë të procesverbalit të peshimit të provës materiale ka rezultuar se në banesën e shtetasit Gjergji Lice është gjetur lëndë narotike me peshë të përgjitheshme me gjithë amballazh rezultoi 3 kg e 278.6 gram lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa si një sasi prej rreth 1(një) kg e 384.2 gram lende narkotike e dyshuar narkotike heroine.
Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë është regjistruar emri në regjistrin e njoftimit të veprave penale të shtetasve Bledjon Liçe, Sajmir Liçe, Gentjan Koçoli, Mariues Koçoli dhe Elton Koçoli të dyshuar respektivisht për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.
Sigal