Harxhoni kohë dhe ujë kur laheni?! Dushi “kursimtar” mendon për ju

512
Kur jemi duke bërë dush e sidomos në këto ditë të nxehta shpesh harrojmë nocionin e kohës dhe qëndrojmë për minuta të tëra në ujë. 10 minuta ndoshta 20 por edhe më tepër se aq. Për një dush që mund të shkojë për shembull deri në 5 minuta harxhohet rreth 10-20 litra ujë në minutë.
Litra të tërë ujë të hedhur dëm. Megjithatë është shpikur pikërisht një tendë e veçantë dushi, e cila me një mënyrë mjaft novatore na kujton sesi mund të kursejmë ujë.
Ky dush novator dhe kursimtar të ofron vetëm 4 minuta kohë për të bërë dush dhe më pas nga hiçi falë një sensori dalin disa “gjemba” të mbushura me ujë të cilat të shtyjnë jashtë dushit.
Artistja Elisabeth Buecher e ka quajtur idenë e saj novatore “Dushi im është një luftëtar jeshil”, duke patur një sukses të menjëhershëm në internet. Ideja sipas artistes ka lindur nga një film i regjisorit të njohur Tim Burton (Sleepy Hallow) ku ndodhej një instrument i tillë torture me maja metalike.
Sigal