Sulmi te Top Channel, si u shmang tragjedia për 180 sekonda, targat e mjetit të autorëve i përkisnin…

105
Sigal

Vetëm 3 minuta para se dhjetëra plumba kallashnikovi të shkreheshin në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vend, si Top Channel, gazetarët e fundit të kësaj mediaje ishin larguar nga ambientet e punës së tyre.

Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve. Ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë. Nuk dihet nëse kriminelët pritën që gazetarët të iknin apo thjesht rastësia e 3 minutave shmangu një masakër.

Gjithashtu është mësuar se makina me të cilën të paktën 3 autorët, një mjet ‘Range Rover’ të gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

Pra numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare, dhe me shumë mundësi është vjedhur fillimisht në Angli. Ndërkohë që një tjetër mister që e mbulon ngjarjen është edhe fakti që lidhet me targat e makinës.