Spanjë/ 9 shqiptarë të arrestuar për trafikim droge në vende të ndryshme evropiane

87
Sigal

Në Spanjë janë arrestuar nga autoritetet një bandë shqiptarësh që trafikonin marijuanë në të gjithë Evropën. Janë arrestuar në kuadër të operacionit 9 shqiptarë nga mosha 20 vjeç deri në 36 vjeç. Forcat policore kanë sekuestruar 605 gram marijuanë dhe 45 gram hashash dhe 510 euro cash.

Përveç akuzave të trafikimit të drogës, grupi i shqiptarëve akuzohet dhe për mashtrimepasi siguronin energjinë elektrike duke bërë instalime të paligjshme. Mësohet se marijuana kultivohej në dy mgazina industrial në Alicante dhe Elche dhe pasi produkti ishte gati, shpërndahej në vende të ndryshgme të Evropës.