Si u kap ‘serial killeri’ në Tiranë, policia: Me të njëjtën armë kreu vra.sjet në Kamëz dhe Paskuqan, u largua me një makinë të marrë me qira. Doli nga burgu dy javë më parë

99
Sigal

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka treguar dinamikën e operacionit për kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë të ndodhur ditën e sotme, Dan Hutra.

Vocaj u shpreh se janë kryer kontrolle në disa ambiente dhe banesa ku kishte dyshime se fshihej Hutra. Ai deklaroi se ai ka përdorur të njëjtën armë për të kryer vrasjen në Kamëz dhe dy vrasjet e ndodhura në Paskuqan dhe më pas është larguar nga vendi i krimit me një makinë të marrë me qira.

“Janë ngritur pika kontrolli. Janë zhvilluar kontrolle të ambienteve dhe banesave ku mund të fshihej autori. Strukturat e krimeve të rënda kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe sekuestrimin e provave materiale.

Është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike. Është kryer ekspertimi balistik i gëzhojave të gjetura në dy vendngjarjet. Gëzhojat në Paskuqan dhe Kamëz janë qitur nga e njëjta armë zjarri. Është dënuar në vitin 2003 për pengmarrje, në vitin 2009 për vrasje, në vitin 2021 për vjedhje dhe sërish në vitin 2022.

Në 16 qershor të vitit të kaluar është arrestuar për dhunë në familje. Ka dalë nga burgu në datë 16 shkurt. Ai është kapur në afërsi të Sharrës në Kombinat. Është gjetur dhe automjeti që autori kishte marrë me qira”, deklaroi ai.