Shpërthen në flakë gjatë ecjes makina në aksin Levan-Tepelenë, shoferi arrin të dalë në kohë pa u lënduar

149
Sigal

Një automjet ka marrë flakë mesditën e sotme në Behaj të Mallakastrës në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Makina “Benz” me targa AA615RX ka marrë flake në ecje ndërsa fatmirësisht shoferi ka dalë nga mjeti sapo ka diktuar tymin.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Ndërkohë që janë njoftuar zjarrfikëset të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.