Shpërthen në flakë autobusi me turistë në qendër të Krujës

404
Sigal

Një autobus me turistë ka shpërthyer në flakë në mes të qytetit të Krujës. Nga të dhënat e para raportohet për disa të lënduar, por dyshohet se mund të ketë edhe viktima. Autobusi ka marrë flakë në kohën që turistët gjendeshin brenda. Menjëherë pas flakëve është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se disa prej turistëve nuk kanë mundur të dalin jashtë në kohë. Në spitalin e Krujës kanë mbërritur disa të lënduar. – vijon –