Fier, banorët gjejnë një kufomë të groposur, ekspertët: Kemi të bëjmë me vrasje

632
Policia ka gjetur këtë të enjte një kufomë të groposur në një fshat të Fierit.
Trupi i të vdekurit është gjetur rastësisht nga një prej banorëve të zonës së fshatit Daullas. 
Ekspertiza në këqyrjen e parë të trupit të vdekur, mendon se kemi të bëjmë me një ngjarje që mund të ketë ndodhur plot një vit më parë, duke parë dhe shkallën e dekompozimit të trupit.
Dyshohet gjithashtu se kufoma mund të ketë qenë viktima e një vrasje, pasi trupi i pajetë ka qenë i groposur, një shenjë që tregon se dikush e ka bërë këtë gjë për të mbuluar gjurmët.
Tashmë pritet që autopsia të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje misterioze. Deri më tani, viktima nuk është identifikuar ende.
Sigal