Shpërthen bombola e gazit, shtëpia e dy të moshuarve përfshihet nga flakët

219
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne pranë Urës Dervishbeg, ndërsa shkak dyshohet shpërthimi i një bombole gazi.

Zjarri ka rënë në një banesë në katin e pestë të një pallati, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Nga flakët rrezikojnë edhe banesat e tjera të pallatit, për këtë arsye është bërë edhe evakuimi i banorëve.

Mësohet se në banesë jetojnë dy të moshuar, por ata kanë mundur të shpëtojnë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.