Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve Shqipëri-SHBA, arrestohen 16 persona

438
Sigal

Ja emrat e 16 të arrestuarve, kanë çuar mbi 50 shqiptarë në SHBA për 24 mijë euro

Goditet një rrjet trafiku klandestinësh me destinacionin Shqipëri-SHBA. Pas një hetimit nga Prokuroria e Krimeve të rënda, është bërë e mundur arrestimi i 16 personave ditën e djeshme, mes të cilëve dhe një biznesmen. Prangosja e këtyre shtetasve është bërë me kërkesë të gjykatës. Sipas informacioneve që vinë nga Prokuroria, mësohet se, trafikantët merrnin 24 mijë dollarë për çdo klandestinë që kishte si destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dyshohet se, ky rrjet trafikantësh ka dërguar mbi 50 klandestinë në SHBA përgjatë vitit të fundit. Ndërkohë, Prokuroria ka bërë publik emrat e trafikantëve të arrestuar. Bëhet me dije se, personat e arrestuar janë kryesisht nga qytetet Tiranë dhe Shkodër.

Lista e personave të arrestuar

Pashko Nilaj nga Malësi e Madhe; Prend Nicaj nga Malësia e Madhe; Lekë Nicaj; Nertil Previzaj nga Struga; Alfred Myrtaj nga Tirana; Gëzim Tafaj nga Tirana; Durim Koxha nga Tirana; Zaim Hysenbelliu nga Tirana; Nikollë Kolaj nga Tirana; Fatmir Flaga nga Tirana; Fatos Fasko nga Fieri; Enver Karaj nga Tirana; Fatmir Bakalli nga Tirana; Filip Kertunga nga Malësia e Madhe; Gjergji Martinaj nga Shkodra dhe Ali Metvelaj nga Malësia e Madhe.

Prokuroria  ka bërë të ditur se, ky grup kriminal ishte mjaft i strukturuar dhe konspirativ. Një prej trafikantëve është shtetas bullgar, i shpallur në kërkim. Sinjalizimi për këtë trafik është bërë nga FBI-ja, që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare për të hetuar të përfshirët në këtë trafik. Prokuroria gjithashtu, ka bërë publike detaje rreth itinerarit që këta shtetas ndiqnin për të transportuar klandestinët. Skema e trafikut ishte Tiranë – Maqedoni; nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumente bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë; nga Meksika, ata hynin në territorin e SHBA. Ata kishin kohë që operonin në këtë linjë trafiku dhe deri më sot kanë nisur deri në 50 vetë.

 Këtë çështje janë duke e hetuar, prokurorët: Përparim Kulluri, Elisabeta Imeraj dhe Ervjola Stojaka. Hetimet janë në vazhdim, pasi përveç të arrestuarve ka edhe persona të tjerë të përfshirë.