Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë

299
Sigal

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Një person i tretë ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Mësohet se viktima ishte transportuar i plagosur në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shoferët e mjeteve “Audi” dhe “Benz”, si dhe një pasagjere.

Një prej shoferëve, i identifikuar si Tonin Mhilli ishte oficer në burgun e Peqinit dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm kur ndodhi aksidenti.