Shkoi në Ksamil për të punuar, kush është 19-vjeçari që ra nga kati i dytë i resortit

45
Sigal

Një 19-vjeçar ka në orët e para të mëngjesit të sotëm nga kati i dytë i një resorti në Ksamil, aty ku kishte shkuar për të punuar.

Mësohet se i riu Anduel Hoxha, nga qyteti i Lushnjes, rreth orës 03:00 ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë i resortit.

Fillimisht ai është transportuar në spitalin e Sarandës, e më pas është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët kanë bërë me dije se si pasojë e rënies, ai ka pësuar frakturë vertebrale.