Ndalohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

550
Policia Kufitare në Rinas ndalon tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Burime nga policia bëjnë të ditur se në prangat fillimisht ka rënë 60-vjeçari, Bashkim Leka, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Ai u ndalua rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, në hyrje të SPKM Rinas.
Më pas, rreth orës 21:50 policia ka ndaluar 44-vjeçarin, Alfred Gjoka, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim nr. 417, datë 05.05.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Ndërkohë rreth orës 22:00, u ndalua shtetasi L. Çela, 32 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve elektrike”.
Sigal