Rama: Asnjë kandidat i ASHE i dënuar, fushata e PD-së e turpshme

651
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ka folur lidhur me dekriminalizimin në politikë duke u shprehur se do të duhet që të gjendjet një rrugë ligjore për ta kaluar në parlament si një ligj. Më tej Rama ka mohuar që në listat e Aleancës për Shqipërinë Europiane të ketë njerëz që janë dënuar dhe kandidojnë për bashkitë e vendit. 
“Unë besoj se duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni për këtë aspekt. Dhe duhet të gjejmë një rrugë ligjore për të kaluar në parlament një ligj, që të përcaktoj këtë vijë demarkacioni. Dhe për ata që janë dënuar për krime të rënda të ketë një trajtim të veçantë dhe jo thjesht trajtimi që sot I rezervohet bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ajo që ju them unë me siguri është se në të 61 kandidatët koalicionit të Aleanca për Shqipërinë Evropiane nuk ka asnjë të dënuar, për asnjë lloj vepre penale. Pastaj fakte prova, dyshime, historira nuk janë pjesë e politikës nuk janë pjesë e detyrës sime si kryetar i PS”- tha Rama. 
Kryeministri Rama i pyetur për qëndrimin e Ben Blushit për situatën në PS theksoi se ai mbetet miku i tij, por nuk komenton ato se çfarë ai ka thënë. Gjatë intervistës, Rama nuk i ka shpëtuar pyetjes për çështjen e shumëpërfolur ditët e fundit pët rastin Becchetti ku është shprehur se është në mbështetje të plotë të Institucioneve hetimore.
“Unë nuk kam bërë asnjë deklaratë të nxituar. Unë thjesht kam përshëndetur si një sukses, një hetim që është bërë nga strukturat e shtetit, ku është përfshirë drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe strukturat e tjera të specializuara sigurisht kam të drejtën dhe detyrimin të mbështes strukturat e shtetit në veprimtarinë e tyre hetimore, kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Unë besoj në integritetin e atij hetimi. Unë nuk kam dhënë ndonjë verdikt, unë e kam konsideruar sukses bllokimin e burimit të paratë të pistë që financon një media. Ku e dini më mirë se unë dhe e dinë gjithë kolegët tuaj. Ka një prurje të atillë ofertash marramendëse dhe skandaloze për një vend si Shqipëria që është në sy të të gjithëve, fakti që ju nuk e thoni nuk e bën këtë të vërtetë gënjeshtër dhe nga ana tjetër kjo nuk ka lidhje fare me median në vetvete. Por ka lidhje me financimin e një aktiviteti ekonomik kriminal siç e ka nënvizuar dhe hetimi”, u shpreh Rama.
Ndër të tjera Rama ka komentuar edhe fushatën e Partisë Demokratike të cilën e ka konsideruar si të turpshme, pasi synimi i saj sipas tij është të budallallepsë shqiptarët. “Një fushatë që unë e konsideroj të turpshme. Sepse është një fushatë që synon të budallalleps shqiptarët, duke folur për çështje që nuk kanë të bëjnë fare me çështjet vendore. Duke folur për çështje që janë ekskluzivisht të lidhura me parlamentin. Shumicën parlamentare me pushtetin qendror ekzekutiv dhe që nuk kanë asnjë lloj relacioni me zgjedhjen që do të bëjnë shqiptarët më 21 qershor. Kuptohet që është për të ndërtuar një fushatë të stërpolitizuar me shpresën që të mblidhet pakënaqësia dhe pakënaqësia të kthehet në votë. Domethënë vazhdon të tregojë atë përrallë nga e kaluara që faktikisht në 23 qershorin 2013 shqiptarët e refuzuan në mënyrë peblishitare”, tha Rama.
Sigal