Shkodër, përcillet në banesën e fundit Admir Bokrina

585
Sigal

Admir Bokrina, i riu shqiptar që humbi jetën në tragjedinë e Genovas javën e kaluar është përcjellë për në banesën e fundit në Shkodër.

Familjarë, miq dhe  të afërmit e tij i kanë dhënë sot (21 gusht) lamtumirën e fundit 32-vjeçarit në Oblik të Shkodrës.

Admir Bokrina humbi jetën nga shembja e urës ‘Morandi’ në Genova të Italisë, së bashku me një tjetër të ri shqiptar, Marjus Djerrin nga Shijaku.

Familja e të ndjerit Djerri vendosi që trupi i tij të varrosej në Genova. Familjet e dy shqiptarëve më herët ishin edhe pjesë e ceremonisë shtetërore në Itali që u mbajt në nder të 43 viktimave nga tragjedia Morandi.