Sherr në Vlorë, i riu godet me thikë 58-vjeçarin

111
Sigal

Një 25-vjeçar ka dëmtuar me thikë 58-vjeçarin F.H., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit në Orikum, pas një konflikti të çastit dhe bëhet me dije se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Pranë stadiumit në Orikum, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi S. J., rreth 25 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F. H., rreth 58 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë edhe një 32-vjeçar me inicialet E.M., pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në afërsi të fshatit Kardhiq, Finiq, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në Delvinë. Ky shtetas ka transportuar kundrejt përfitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë.