Sherr në familje, djali rreh të atin dhe kushëririn, prish serën

242

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një të ri që pas një konflikti familjar ka dhunuar babain e tij si dhe kushëririn.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Ardit Muço, 24 vjeç, banues në Kamçisht, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kamçisht, tek prona e babait (serat) për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit F.Muço, 62 vjeç, si edhe ka dëmtuar plastmasin e serës.

Gjithashtu shtetasi Ardit Muço ka goditur me mjete të forta djalin e xhaxhait të tij, shtetasin M.Muço, 24 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.