Një konflikt mes adoleshentëve në gjimnazin “Shote Galica” në Fushëkrujë, ka përfunduar me një të plagosur.
17 vjecari K.D. është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sa i përket gjendjes së tij, raportohet se 17-vjeçari kishte plagë të thella dhe kishte shumë hemoragji.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet qe kanë çuar adoleshentët drejt konfliktit.