Sherr me thi’ka mes dy të rinjve, plagoset një 15-vjeçar, kapet autori

87
Sigal

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë një konflikti me një 17-vjeçar.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ku dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht, më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa është kapur autori i dyshuar.

“Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.