Tonditëse / Pësoi aksident 3 muaj më parë, vdes tifozi 14-vjeçar i Partizanit (FOTO)

724
Sigal

Renis Muçi, djaloshi që vdiq sot në Turqi

Është ndarë sot nga jeta në moshën 14-vjeçare tifozi i Partizanit Renis Muça.

Djaloshi që pësoi aksident të rëndë 3 muaj më parë, ra në koma dhe nuk mundi të shpëtonte nga plagët e rënda. Vetë faqja e tifogrupit të Partizanit ‘’Ultras Guerrils’’ bëri me dije ngjarjen e hidhur.

Për shpëtimin e tij u grumbulluan donacione për të garantuar kurimin e plotë të Renis Muçës.

Njoftimi i ”Ultras Guerrils”:
Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë …

Renisi nuk ia doli!

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!

U prehsh në paqe engjëll!

renis muci.jpg