Hysaj ka rilindur, Lacio po shijon rezultatin e punës së mbrojtësit shqiptar

39
Sigal

Elseid Hysaj ishte një nga kërkesat e para të Mauricio Sarrit sapo mori detyrën te Lacio. Trajneri e donte Hysajn me çdo kusht, edhe pse deri më tani nuk ka mundur realisht të mbështetet tek ai. Fillimi i aventurës ishte i mirë, por me kalimin e javëve humbi. Në ndeshjet e fundit kundër Sasuolos dhe Bolonjës shqiptari u rikthye në nivele të mira, duke zëvendësuar në mënyrë perfekte Laxarin, pavarësisht se pa dyshim me karakteristika të ndryshme.

“E shoh në përmirësim. Vitin e kaluar pati një ndikim të mirë fillestar, pastaj muaj e muaj vështirësi. Këtë vit e shoh më mirë. Kam lexuar shumë kritika pas ndeshjes të së dielës. Ai është me më pak përgjegjësi, sepse luajti në mënyrë jo të keqe. Gabimi ndodhi në fillim të aksionit dhe nuk u ndikua nga ndërhyrja e Hysajt. Sivjet e shoh më mirë se në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar”, deklaronte Sarri disa javë më parë. Ndoshta këto fjalë e motivuan ose thjesht e gjeti veten. Elseid Hysaj ishte në mesin e lojtarëve të ndeshjes kundër Sasuolos dhe Bolonjës.

RIKTHIMI – Mbrojtësi i krahut shqiptar zhvilloi dy ndeshje të mira, duke dëshmuar vlerën e tij në fushë. I mbërritur në verën e vitit 2021, lojtari hyri menjëherë, duke gjetur edhe rrugën drejt rrjetës në javën e dytë kundër Specias. Më pas, një sërë problemesh dhe shfaqjesh në hije e zbritën atë në prapavijë. Tashmë ishNapoli ka treguar se është një lojtar i dobishëm për kauzën, si në të djathtë ashtu edhe në të majtë.

Mund të jetë një përforcim në funksion të gjysmës së dytë të sezonit. Pas ndeshjes kundër Bolonjës, Hysaj tha se kishte probleme me përshtatjen pas kaq shumë vitesh në Napoli. Ndryshimi i skuadrës, mënyra e lojës dhe skemat e Sarrit, pavarësisht se i njihte, i shkaktuan disa probleme. Tani gjithçka duket se është hedhur pas. Futbollisti është gati të japë kontributin e tij, sidomos tani që kalendari do të shohë Lacion përballë Milanit, Fiorentinës dhe Juventusit në Serinë A.