Sherr me armë ditën e zgjedhjeve, kapet i riu nga Lezha (Emri)

507
Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prej disa muajsh, ka rënë në pranga. Burime zyrtare bënë me dije se i riu ishte përfshirë në një konflikt gjatë ditës së zgjedhjeve, (25 qershor), në Shëngjin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë të proceduar penalisht, ku është plagosur lehtë një person.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 19.09.2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Lezhë , pas një punë të mirorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit:
– Gentjan Marku ( Sakica), 26 vjeç, banues në Lezhë
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin Nr. 175 datë 28.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, më datë 25.06.2017( ditën e zgjedhjeve) në Shëngjin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë të proceduar penalisht, është përfshirë në një konflikt fizik që fillimisht ka filluar verbal e më pas ka agravuar fizik e me mjete të forta mes tyre , ku njëri prej personave të përfshirë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e atij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi F.D..
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme .
Sigal