Sherr masiv i punëtorëve të Bechtel – Enkas, një i plagosur, 6 të arrestuar

608
Disa punëtorë të Bechtel-Enkas janë përfshirë në një përleshje masive në mëngjesin e së premtes. Si pasojë e kësaj perleshje një person është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Rasti ka ndodh në afërsi të Kaçanikut aty ku po zhvillohen punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”. Lajmi e ka konfirmuar edhe Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj.
Ai ka thënë se punëtorët kanë përdorur edhe mjete të rënda, por se akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar deri te përplasja ndërmjet tyre. Sipas tij gjashtë persona janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim.
Sigal