Përse nuk u hodh në erë porti i Durrësit nga Gjermanët?

939
Në letrat e Federalistit të SHBA, më datë 5 mars 1788 Xhei 64 shkruan: “Gjithçka që mund të ndikojë mbi mendjen e njeriut si nderi, fjala e dhënë, emir i mirë, ndërgjegjja, atdhedashuria, dashuria për familjen dhe lidhja pas saj, mund të jenë garanci për besnikërinë e tyre.” Pikërisht edhe për këtë dossier do të përqendrohem në katër faktorë që argumentojnë shpëtimin e portit dhe vet qytetit të Durrësit nga shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore. 

01. Në variantin e historisë të LANÇ kemi mjaft botime për qëndresën heroike në qytete. Motivet esenciale ishin: Të gjitha qytetet gjendeshin në duart e pushtuesve gjermanë. – Nën mbrojtjen Vehrmahtit ishin vendosur në qytete pushteti politik që u shërbente interesave të tyre, ku nuk mund të vendosej asgjë pa lejen e miratimin e komandës së trupave gjermane.- Nga qytetet niseshin tërë trupat ushtarake për operacione spastrimi kundër UNÇL. –Njëkohësisht edhe lëvizja çlirimtare në qytete nxirrte telashe për pushtuesit. 

Mirëpo, me përjashtim të Durrësit, popullsinë e të cilit e shpërngulën sipas një plani të veçantë, lëvizja çlirimtare në këto rrethana u dobësua shumë, sepse u hoq baza e banorëve të saj. Gjermanët e propagandonin si “mbrojtje” nga veprimtaria shkatërruese e komunistëve dhe nga një sulm i mundshëm të armiqve Aleatë nga deti. Janë fakte që kur nisnin operacionet gjermane, shoqëroheshin spastrime për denoncimin e ilegalëve, për çarmatosjen e popullsisë, për ndalimin e qarkullimit të njerëzve nëpër rrugë natën, mos grumbullimi më shumë se 3 veta ditën, ndalimin e daljes dhe të hyrjes në qytete pa leje të posaçme. Mos zbatimi i këtyre urdhrave shoqërohej me burgim, internim të kryetarit ose të gjithë anëtarëve të familjes, pushkatim ose varje me e pa gjyq fare, djegie të shtëpisë, konfiskim të pasurisë etj. Nga çdo familje qytetare kërkohej që të ngjiste [prapa portës ose derës kryesore të shtëpisë listën e gjithë pjesëtarëve të saj; në të njëjtën kohë ndërmorën vërtetimin e e përgjithshëm të letërnjoftimeve duke vënë mbi to shenja të veçanta. Rëndësi të madhe i kushtuan armiqtë prerjes së çdo burimi njoftimesh për qytetarët mbi luftën Nacionale Çlirimtare në Shqipëri dhe mbi luftën e ushtrive aleate sovjetike, angleze dhe amerikane. Me një fjalë Gjermanët për Durrësin ndryshe nga çdo qytet tjetër të Shqipërisë vendosën një sistem shtetrrethimi dhe terrori në gjendje lufte si vend armik dha jo si shtet me “pavarësi relative”. Si rrjedhoje Durrësi nuk ka pasur atë aktivitet për çlirim si Tirana, Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Korça gjatë pushtimit gjerman. 

02. Kushtet dhe rrethanat sipas dokumenteve gjermane për “mbrojtjen” të Durrësit.
Sipas dokumenteve gjermane asnjë urdhër me firmë nga Hitleri nuk ekziston për pushtimin e Shqipërisë veças por në kuadrin e Ballkanit i quajtur operacioni “AKSE”. Për mendimin tim pushtimi është faktik edhe pse juridik nuk më rezulton i tillë. Fakti për minimin e portit të Durrësit tregon që nuk është i drejt variant ekstremist që e quajnë pushtimi gjerman “kalimtar” e bile disa “çlirimtar” sepse nuk i ftoi njeri nazistët të vinin “ mysafirë ” me armë. Gjermanët hynë në Shqipëri me urdhër të veçantë stabilizimi dhe pa asnjë rezistencë në kufijtë tanë shtetëror. Pse? Italia i dorëzon armët e kapitullon në një Shqipëri të “bashkuar” me të në sytë e tërë botës. Pikërisht për këtë gjermanët i quajtën italianët pushtues në Shqipëri dhe “ tradhtar ” për Boshtin. Gjermanët nuk e quajtën Shqipërinë shtet armik, si Greqinë dhe Serbinë, por as aleat dhe kundërshtar. Pikërisht në këto rrethana të gjitha qytetet në veçanti Tirana apo portet e saj mund të hidheshin në erë ose të pësonin fatin e vendeve armike që u bënë rrafsh me tokën. Prandaj ky faktor argumenton edhe përgjigjen për pyetjen e shtruar asi titull të dossierit. Në një dokument të Verhmahtit “Ditari i luftës” çështje e fshehtë e komandës, mikrofilm 000433, datë 12.04.1944. Komanda e korparmatës malore 21 i referohet :” Shkatërrimit të portit të Durrësit Komandantit të portit numër 324/44 sekret i komandës 13.04.1944, Durrës”. 

Mbasi të përfundojë në depozitimet e materialit shpërthyes dhe të planit të shpërthimit nga batalioni 297 i gjuetarëve , duhet të merret nën përgjegjësi krejt porti nga komandanti i portit të Durrësit. Duhet të përpilohet një relacion dorëzimi me shkrim dhe t’i dorëzohet komandës së përgjithshme”.

Mbasi jepen me 5 pikat masat konkrete, të firmosur nga shefi i shtabit të korparmatës 21 jepen dokumente në lidhje me shkatërrimin e portit të Durrësit. “ Përgjegjësia për shkatërrimin e portit të Durrësit” janë dy faqe të daktilografuar me 8 pika për organizimin e kësaj detyre. Lexoj: 

1. Urdhrin për hedhjen në erë të portit të Durrësit e jep Korpusi”. Kur “rreziku është duke ardhur” dhe në rastin që mungojnë të gjitha lidhjet e lajmeve me komandën e përgjithshme, divizioni mund të jap urdhrin, se për ndryshe porti do të binte në dorën e armikut…. Instalimi i portit i gatshëm për ndezje do t’i dorëzohet komandantit të portit ( Kapiteni i Fregatës Muhle) nga ana e batalionit 297….. Komandanti i portit të Durrësit duhet të jetë i informuar nga batalioni 297 i xhenierëve, i cili ka një trup shpërthimi të përbërë nga 2 ushtarë që i vihen në vartësi komandantit të portit. Zbrazja e urdhëruar e portit të Durrësit nga civilët dhe nga organet e sigurimit shqiptarë duhet të kontrollohet vazhdimisht nga rojet, për të penguar sabotimin në përgatitjen shpërthimit” Kapiten përgatitës Muhle, Major, Oehler 1fraksion 522. Nga sa referuam del se : porti do hidhej në erë pot ë zbarkonin Aleatët Anglo-amerikanë dhe për këtë u quajt zonë lufte duke larguar banorët civil të Durrësit. Nëse do të izolohej apo të asgjësohej p.sh Komanda e Përgjithshme gjermane në Tiranë apo gjatë tërheqjes të forcave të tyre nga Durrësi e Elbasani për në Vorë- Shkodër, me siguri shpërthimi do të ndodhte. Prandaj, patjetër edhe në luftën për çlirimin e Tiranës u larguan të gjithë gjermanët pa u prekur edhe 300 vetat e fundit, sepse mund të ketë pasur marrëveshje. Një gjurmë nga dokumentet gjermane jepet për Petraq Pekmezin në takim me Mehmet Shehun etj; kurse në tërësi mund të jen mbajtur “ sekret ” Nga UNÇL. Në dokumentin tjetër gjerman “Telegram. Shifër sekret V. Të përdoret si çështje rezervate. Më 12. 08. 1944 lexon 1. Ministria e punës të jashtme të Shqipërisë i është lutur DGA-s për të dërguar një përfaqësues të Verhmatit si anëtar të komisionit të vlerësimit në lidhje me dëmet e shkaktuara nga hedhja në erë e portit të Durrësit. DGA ka refuzuar duke paraqitur si arsye se këtu kemi të bëjmë me një dëmtim lufte, për të cilin Vermahti gjerman nuk është i detyruar të japë shpërblim dhe ia lënë në dorë M. P. Jashtme që të hyjë në marrëdhënie me Legatën…. DGA shfaq edhe mendimin, se ekziston interesi për një konstatim të shpejtë të dëmeve, për t’u dalë përpara kërkesave, të cilat më vonë mund të jenë të ekzagjeruar dhe nuk mund të kontrollohen më . 2. M.P.J. njofton se më 09.08.1944, në qeverinë shqiptare ka paraparë formimin e komisioni për qëllimin e përmendur më sipër dhe lutet që të emërohet një përfaqësues me kompetencë të plotë përkatëse .

2. Për sa i përket dëmshpërblimit po shënoj sa vazhdon: I Plotfuqishmi i jashtë zakonshëm i Juglindjes në telegramin numër 151 të datës 02 qershor nga Beogradi ka njoftuar këtu, se Z. Ministër i P. jashtme ka autorizuar , që të sigurohet qeveria shqiptare, se Gjermania mbas përfundimit të Luftës merr përsipër rindërtimin e portit të Durrësit ose është e gatshme në formë tjetër për dëmshpërblim. Qeveria qe njoftuar në atë kohë në mënyrë përkatëse”. Schlip( Shlip).

Kuptohet që vetëm dëmi i shpërnguljes së popullatës civile nga Durrësi u pranua edhe nga Nojbaher të zgjidhet me çdo formë dëmshpërblimi. Pra, Vermahti komunikonte me qeverinë shqiptare me tërë rregullat zyrtare jo si me një vend armik, por të njohur me “pavarësi relative”. Është edhe ky një faktor që porti i Durrësit nuk u rrafshua, po të ishte se do të trajtoheshim si vend armik nga Vermahti

3.Një faktor që ndikoi në mos shkatërrimin e portit të Durrësit ishte dhe SHBA si aleate me Anglezët. Në një dokument të Vermahtit “konsulli i Përgjithshëm në Tiranë. Telegram 246. MPJ datë 22.04.1944. lexon : “Bashkimi i Kombit” datë 13.04.1944 (organ i qeverisë ) se mos pranimi nga ana e SHBA-së i Okupacionit ne Shqipëri ka shkaktuar në vendin tonë, mirënjohjen më të madhe. Populli shqiptar gjithashtu falënderon SHBA-në për sa i përket qëndrimit dashamirës karshi nesh. Në kundërshtim me këtë duhet theksuar se situata e tanishme në Shqipëri aspak nuk i ngjan okupacionit fashist italian, mbasi prania e forcave gjermane në Shqipëri me të vërtet është bërë vetëm për arsye të çështjeve ushtarake dhe të zhvillimit të ngjarjeve të luftës. Prania e forcave të armatosura gjermane në Shqipëri në asnjë mënyrë nuk cenon sovranitetin nacional as në politiken e jashtme as atë të brendshme. Qeveria shqiptare është krejtësisht e lirë në marrjen e vendimeve të saja dhe asnjë intrigë, si do që të jetë ajo, nuk mund të pengojë në zbatimin e misionit të saj, nacional. Shembulli më i mirë për çështjen e paraqitur është fakti se populli shqiptar ka zgjedhur vetë regjimin i cili i përgjigjet. Për sa i përket politikës së jashtme, populli shqiptar, nëpërmjet qeverisë së tij, ka vënë në dijeni se as me njërin nuk ishte në luftë dhe se është shumë i vendosur që ta mbajë qëndrimin e tij neutral karshi fuqive ndërluftuese. Agjenci Telegrafike Shqiptare i drejtohet edhe komandës aleate që të marrë për dijeni pozitën neutrale së cilës qeveria shqiptare i përmbahet”. Në fund të deklaratës: “tani për tani nga qeveria nuk mund të priten sulme më të ashpra në lidhje me thirrjen, mabsi është i detyruar, për arsye të situatës ushtarake në frontin e lindjes dhe me këtë kondicionuar qëndrimi i rezervuar i rretheve të gjera shqiptare, të mendojë për sigurimin e tërheqjes” Shlip. 

4.Politika gjermane në Shqipëri nga fundi i Luftës.

Gjermanët u tërhoqën nga Shqipëria duke lënë mbrapa një vend që e përcolli me dëme jo të vogla në popullsinë dhe ekonominë shqiptare, edhe pse kishin deklaruar se nuk do të ndërhynin në punët e brendshme të vendit. Ku Italianët i paraqiten Evropës, më 07 prill 1979 “faktin” se Shqipëria dhe shqiptarët gjoja me “dëshirën e tyre, nën maskën e bashkimit personal” dhe pastaj të shoqëruar me dokumente nga Luçe për “mikpritjen” e tyre në Tiranë duke improvizuar me hile këngë e valle nga populli dhe si pasojë bota evropiane e hëngri këtë “kokërr ulliri” të mashtrimit fashist.

Analiza dhe sinteza e LDB edhe në politikën gjoja “jopushtese” të Gjermanisë u tregua në mjaft udhëtime me veprime kundër Ushtrisë Nacionale Çlirimtare, u quajtën banditë. Në muajin tetor 1944 kur për datën 01 tetor 1944 Hitleri urdhëron zbrazjen e Ballkanit duke u tërhequr fillimisht nga Athina, ndërsa në Shqipëri nga Vlora. Tërheqja u kërkua nga gjermanët të bëhej me marrëveshje d m th të mos luftoheshim nga Ushtria Nacional Çlirimtare kolonat gjermane si kompensim nuk do të hidheshin në erë qytete e mëdha si Tirana apo Durrësi dhe Shkodra do të mbahen sekret etj. Për këtë çështje Prof. Dr. Hamit Kaba në botimin e vitit 2015 të librit me titull “Shqipëria dhe të mëdhenjtë nga LDB në Luftën e Ftohtë” ka shkruar edhe për projektet e kësaj marrëveshjeje, të cilat nuk u zbatuan dmth nuk kishin vlerë vendimmarrëse. Në këtë situatë të gjitha dokumentet e gjermanëve të muajit tetor deri në nëntor tregojnë përmasat e marra për zbrazjen e Shqipërisë me sa më pakë humbje nga lufta partizane ndaj gjermanve. Vetën në shtator të 19444 gjrmania i shpallë luftë shqipërisë menjëherë me “dorheqje” të qeverisë së kryeministrit Ibraim Biçakçiu për tja dorzuar atë forcave çlirimtare. Edfhe pse sipas gjrmanëve” në telegramin 09 tetor 1944 nga zyra e MPJ sigël shumë urgjent kemi: Nisja e Komandës Përgjithshme dhe Fitzthumit do të bëhet në ditët e afërme. Këtu qëndron vetëm divizioni për një kohë të shkurtër. Për arsye ushtarake qeveria do të njoftohet vetëm në çastin e fundit.

Pritet me siguri tërheqja e qeverisë. Gstoesttenbauer niset së afërmi për në Prizren për të biseduar me Devën në lidhje me çështje të ekonomisë, financës dhe të furnizimit. Mehdi Frashërit i është bërë nga komunistët propozimi për një qeveri të frontit popullor. Prandaj është e nevojshme që të bëhet transportimi me aeroplan JU 52, i cili me çdo kusht duhet të marrë 500 mijë franga ari, të bëhet zbritja e përkohshme në Shkup, të depozitohen te Vallfeldt në dispozicion të Gstoettenbauer. Veç kësaj parashikohet të transportohen Ibrahim Bej, Zallari, Scheiger, Dr. Drager etj. ” Gstoettenbauer.

Përfundimisht edhe pse Ibrahim Biçakçiu me shokë nuk u largua, edhe pse marrëveshje nuk pati me qeverinë e formuar, në tetor 1944 në Berat nga Enver Hoxha, edhe pse porti i Durrsit nuk u shkatërrua as në fund të Luftës janë fakte të dokumentuara për të arritur në përfundime e deduksione sa më shkencore e aspak supozuese. A.K.
Sigal