Sekuestrohen mbi 52 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

126
Sigal

Sekuestrohen mbi 52 kg marijuanë ne kufirin greko-shqiptar.

Operacioni në Kozani nga policia kufitare greke e Kapshticës. Është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 51 pako që përmbanin 52 kg 495 marijuanë.

Në pranga drejtuesi i mjetit shqiptar 31-vjeç. Është ndaluar dhe një automjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe është arrestuar drejtuesja e mjetit, shtetase shqiptare 51-vjec. U sekuestruan në total dhe 4 celulare, 5 karta SIM dhe 1050 euro.

3 muajt e fundit, në Kostur, Kozani, Igumenice, Arte e Korfuz, pra zona afër kufirit me Shqipërinë, policia greke ka sekuestruar rreth 705 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.