Sekuestrohen 150 milionë lekë pasuri kriminale, dy të arrestuar në Elbasan. Ja kush janë

525
Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi u janë vënë në sekuestro preventive me vlerë 15.000.000 lekë të dyshuar si të ardhura nga aktivitet kriminale.
Sot është bërë në Elbasan u bë ndalimi i dy personave:
B.Koçiaj, 63 vjeç , banues në Elbasan
A.Koçiaj, 33 vjeç , banues në Elbasan.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasit I. K., dhe O. D.
Ndalimi i tyre u bë në zbatim të vendimit të datës 14.09.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”.
Gjithashtu sot më datë 15.09.2017 u bë sekuestro preventive në vlerë të përafërt 15.000.000 lekë.
Sigal