Rëndohet bilanci nga aksidenti në Fushë-Krujë, shkon në pesë numri i viktimave. Ndërron jetë edhe 34-vjeçarja e plagosur

179
Sigal

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin Milot-Fushë Krujë ku dy automjete u përplasën.

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe 34-vjeçarja Rudina Haka, duke e çuar në pesë numrin e viktimave. Ajo nuk mundi t’ju mbijetoje plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Më herët si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy drejtuesit, Alfred Dika 39 vjeç dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç, si dhe pasagjerët Shkumbin Brati 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 pas mesnatës së djeshme. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.