Rëndë drejtuesi i mjetit, pas përplasjes së BMW me kamionin

498
Sigal

DURRËS – Një automjet BMV seria 6 u përplas me një kamion në autostradën Tiranë – Durrës pranë Urës së Dajlanit, ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Përplasja ka qenë e fortë sa makina është shkatërruar. I plagosur ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë për jetën dhe është pikërisht drejtuesi i makinës tip BMW me targë AA 200 ME, Idi Taraj.

Ai ka goditur nga pas kamionin Scania AA 754 AC, me drejtues 52-vjeçarin me inicialet L.H.52, i cili nuk është lënduar. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.