Radhë të gjata në Kakavijë. Ja si paraqitet situata

428
Sigal

Ardhja e emigrantëve për pushimet e fundvitit është kthyer në një ritual të përvitshëm ku edhe këtë herë janë krijuar radhë të gjata makinash në pikat kufitare kryesore të vendit.

Qytetarët janë shprehur për mediat, se tradita e kalimit të festave të fundvitit me familjarët vijon.

Nga Kakavija, njëra prej pikave kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, gazetarja Ervina Shehaj ka raportuar se janë krijuar radhë të gjata automjetesh në këtë doganë.

Udhëtarët janë shprehur se mungesa e një terminali në doganë është një arsye se përse krijohet pritja e gjatë dhe kaosi njëherësh.

Në 48 orë bëhet me dije se kanë hyrë përmes doganës së Kakavijës rreth 20 mijë emigrantë dhe rreth 6000 të tjerë janë larguar përmes kësaj pike.

Ndërkohë në Kapshticë, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 6321 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe janë larguar nga Shqipëria përmes kësaj pike kufitare rreth 3289  shtetas të tjerë.