Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari në Tiranë, po punonte në një pallat në ndërtim

190
Sigal

Një 45-vjeçar teksa punonte në një pallat në ndërtim ka ndërruar jetë pas kontaktit me rrymën elektrike.

Ngjarja tragike ka ndodhur në rrugën ”Kongresi i Manastirit” në kryeqytet teksa bëhet me dije se 45-vjeçari Sh.H, ishte duke punuar në momentet kur ra në kontakt me elekricitetin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarje me një viktimë nga elektriciteti.


NJOFTIMI NGA POLICIA

Informacion paraprak : Me datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.